Aktualitet
Protestuesit shkatërrojnë një automjet dhe e vënë flakën në qendër të Tiranës
Protestuesit kanë futur një automjet në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" dhe e kanë shkatërruar, duke i vënë më pas flakën.

Një episod i pazakontë po ndodh në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku protestuesit kanë futur një automjet “Audi”. Protestuesit e kanë sjellë përpara autobotët e ujit duke e shtyrë, çka e ka steput policinë dhe i është dashur të tërhiqet me shpejtësi. Nuk dihet se në pronësi të kujt është kjo makinë, teksa protestuesit e kanë shkatërruar dhe më pas i kanë vënë flakën.