TENSIONE NË PROTESTAT E SOTME: Protestuesit vënë flakën një automjeti
Protestat e sotme në qendër të Tiranës vazhdojnë të jenë të tensionuara, me përplasje të forta mes protestuesve dhe policisë.

Situata në protestën e sotme vijon të jetë e tensionuar, me përplasje të forta mes protestuesve dhe policisë. Një grup protestuesish kanë shtyrë një automjet drejt kordonit policor, përballë ndërtesës së Kryeministrisë, me qëllim çarjen e kordonit. Më pas, automjetit i kanë vënë flakën. Dyshohet se automjeti i përket Operacionit të Mbrojtjes së Civileve, i tipit Volvo.
Përplasjet kanë vijuar me hedhjen e gurëve në drejtim të efektivëve të policisë, të cilët janë detyruar të tërhiqen disa metra pas. Përballë kësaj situate dhe hedhjes së vazhdueshme të gurëve, forcat e policisë janë kundërpërgjigjur duke hedhur një sasi të madhe gazi lotsjellës, me qëllim shpërndarjen e turmës.