Autoblinda e policisë goditet, xhami i përparmë e thyer në përplasjet e ashpra në Prishtinë
Përplasjet e ashpra në Prishtinë vazhdojnë me intensitet të lartë, ndërsa autoblinda e policisë është goditur dhe xhami i përparmë i mjetit të blinduar është thyer.

Përplasjet e ashpra përpara godinës së Kryeministrisë po vazhdojnë me intensitet të lartë në Prishtinë. Mjetet e blinduara të policisë po përballen me goditje të njëpasnjëshme nga ana e protestuesve. Një prej autobotëve të policisë, i përdorur për shpërndarjen e turmës me ujë me presion, ka pësuar dëmtime të dukshme. Xhami i përparmë i mjetit të blinduar është thyer dhe dëmtuar rëndë nga sendet e forta të hedhura në drejtim të tij gjatë përplasjeve. Pavarësisht dëmtimeve në xhamin mbrojtës, autoboti vijon të qëndrojë në vijën e parë të kordonit policor mes tymit të dendur të gazit lotsjellës, ndërsa situata në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” mbetet skajshmërisht e tensionuar.