TENSIONE TE PIRAMIDA: Protestuesit përplasen me policinë, shtohen përforcimet te Kryeministria
Protesta e sotme në Tiranë është tensionuar prapa Piramidës, ku protestuesit kanë përplasur me policinë dhe janë hedhur gurë dhe sende të forta në drejtim të efektivëve të policisë.

Situata e protestës është tensionuar pranë Piramidës në Tiranë, ku protestuesit janë drejtuar me vrap në drejtim të efektivëve të policisë. Pak minuta më parë, uniformat blu kanë përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.
Ndërkohë, pas rezistencës së protestuesve dhe hedhjes së gurëve e sendeve të forta, forcat “Shqiponja” dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë janë tërhequr, duke u mbrojtur nga sendet që hidheshin në drejtim të tyre.
Situata po monitorohet edhe nga tarraca e Kryeministrisë, ku janë pozicionuar efektivë policie të pajisur me dylbi, ndërsa pranë tyre ndodhet edhe një kamerë me rezolucion të lartë, e cila filmon zhvillimet e protestës.
Ndërkohë, në ambientet përreth Kryeministrisë janë shtuar përforcimet policore, me një numër më të madh efektivësh në gatishmëri për menaxhimin e situatës.