Aktualitet
15 të lënduar marrin ndihmën mjekësore, mes tyre protestues dhe efektivë policie
Aktualitet

Aktualisht 15 persona të lënduar janë paraqitur për të marrë ndihmën mjekësore. Sipas përditësimit të orës 17:00, në Spitalin e Traumës janë paraqitur 9 protestues, 4 efektivë policie dhe një kalimtar, ndërsa në Qendrën Spitalore Universitare 'Nënë Tereza' po ekzaminohet një efektiv tjetër. Tre protestues dhe dy efektivë kanë marrë mjekim dhe janë larguar nga spitali. Të lënduarit janë në gjendje shëndetësore të stabilizuar.