Protesta në Shqipëri: Sheshi i mbytur nga gazi dhe gurë, të rinjtë nuk dorëzohen
Protesta në Shqipëri mbetet e përshkallëzuar, me policinë që hedh gaz dhe gurë në drejtim të protestuesve, ndërsa të rinjtë vazhdojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Bulevardi dëshmorët e Kombit është kthyer në një “arenë luftë” pasi protesta mbetet e përshkallëzuar. Situata mbetet e tensionuar, me policinë që hedh masivisht gaz dhe gurë në drejtim të protestuesve. Tre autobote uji janë vendosur në shesh, të cilat kanë hedhur ujë me presion masivisht drejt turmës.
Policia nuk ka kursyer gurët të cilët i kanë gjuajtur në drejtim të protestuesve. Të rinjtë shqiptarë nuk dorëzohen dhe tregojnë vendosmëri në kërkesat e tyre, duke bërë të qartë se kryeministri Edi Rama duhet të dorëhiqet dhe se nuk pranojnë asnjë dialog.