Aktualitet

Karamuço: Nëse vijojnë kështu do të precipitojnë në humbje jete

1 min leximPublikuar më

Burimi: ABC News ·

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuco ka apeluar për vetëpërmbajtje gjatë protestave të fundit në Shqipëri, duke thënë se nëse situata nuk ndryshon, do të precipitojnë në humbje jete.

Foto nga burimi: “Dita me përplasjet më ekstreme”, Karamuço apel për vetëpërmbajtje: Nëse vijojnë kështu do precipitojnë në humbje jete!

Është dita me përplasjen në nivelet më ekstreme. Kemi dekada që nuk e kemi parë këtë në rrugë. Nëse vijojnë kështu do të precipitojnë në humbje jete. Është një përplasje e dhunshme, policia po shfrytëzon cdo mjet, po vë në limite gjithë resurset e policisë. Do të sjellin edhe plagosje të rënda apo humbje jete është e pashmangshme. E vlerësoj këtë nga intenisteti ekstrem dhe një organizim edhe në forma taktike se si policia po vihet në pozita për të përballuar gjithë këtë fluks. Kemi patur raste të fishekzjarrëve, por jo të llastiqeve me bollona apo zara metalik, apo bomba artizanale. Më parë janë sulmuar godinat, përdorimi i tyre drejt policisë dhe thirrjet për të vrarë policë është mjaft e rrezikshme. Duhet ulur intensiteti i goditjes me plumba gome. Janë të rrezikshme për personat sidomos ne pjesët e sipërme të trupit. Le të bëjmë thirrje për qetësi dhe vetëpëmbajtje. Ka ardhur koha të shihet një ulje e tensionit kaq të lartë, po precipiton drejt humbjes së jetës.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.