FOTOLAJM/ Plumba gome drejt protestuesve! Zbulohen gëzhojat e përdorura nga policia
Zbulohen gëzhojat e përdorura nga policia për të plumbuar protestuesit gjatë ndërhyrjeve të tyre në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit".

Ndërsa Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” vazhdon të jetë vatër përplasjesh të ashpra mes protestuesve dhe forcave të rendit, dalin në dritë prova të reja materiale mbi përdorimin e forcës nga ana e policisë. Nëpër rrugët e bulevardit dhe në sheshin përpara Kryeministrisë, gazetarët e News24 në terren kanë fiksuar në foto gëzhojat e shumta të mbetura pas ndërhyrjeve të forcave të sigurisë. Pamjet e siguruara konfirmojnë se nga ana e efektivëve të policisë janë përdorur në masë municione me plumba gome të shkrepur direkt në drejtim të turmës.