Aktualitet

Aktet në bulevard rrezikojnë përplasje civile, thotë Karamuço

2 min leximPublikuar më

Burimi: ABC News ·

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka thënë se aktet në bulevard mund të sjellin pasoja sociale dhe rrezik për një përplasje civile.

Foto nga burimi: “Aktet në bulevard rrezikojnë përplasje civile”, Karamuço: Mbërritja e RENEA tregon se Policia mund të jetë në limite

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar në “Breaking News” në ABC News tha se aktet që po shohim sot në bulevard mund të na sjellin pasoja sociale dhe rrezik për një përplasjeje civile. “Ka pasur thirrje për djegien e bankave të nivelit të dytë. Këto thirrje janë për të paralizuar sistemin financiar të vendit. Ky është një skaner, i cili nuk na ndihmon për kthimin e situatës së qetë në qytet. Kjo do të na sjell në një tjetër përplasjeje, që personat do mbrojnë interesat e tyre dhe kjo mund të na çojë në përplasje civile. Përshkallëzimi tyre po na çon në një rrugë të pakthyeshme”, tha ai. Ai komentoi dhe mbërritjen e forcave RENEA në bulevard, ndërsa tha se ky hap tregon se Policia e Shtetit mund të jetë në limit të resurseve të saj. Po ashtu ai tha se nuk përjashtohet që brenda turmës mund të ketë elementë të armatosur dhe kjo ndoshta është arsyeja se pse ata kanë mbërritur në bulevard. “Mbërritja e tyre, do të thotë se forcat e policisë janë në limite, RENEA është forca e fundit që të përballojë një situatë të tillë. Ajo nuk është e trajnuar për të përdorur topa uji, por ajo është vetë për të hapur zjarr. Nëse janë pikasur elementë të armatosur në turmë, rene është aty për neutralizimin e tyre”, theksoi Karamuço.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.