Aktualitet
Protesta studentore vijon me tensione, RENEA rrethon Kryeministrinë
Protesta studentore vazhdon me tensione dhe përplasje, ndërkohë RENEA ka mobilizuar forcat për ruajtjen e Kryeministrisë.

Protesta studentore vijon me tensione dhe përplasje, teksa sot ka hyrë në ditën e saj të pestë. Ndërkohë, sipas pamjeve nga terreni, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” janë mobilizuar edhe forcat e RENEA-s. Tre autoblinda të RENEA-s janë pozicionuar në perimetrin e Kryeministrisë për ruajtjen e saj.