Tensionet në Kryeministri pas shpërndarjes së turmës së protestuesve
Përplasjet mes policisë dhe deputetëve të Partisë Mundësia kanë vazhduar edhe pas shpërndarjes së turmës së protestuesve pranë Kryeministrisë. Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, dhe deputeti Erald Kapri kanë kërkuar shpjegime nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, dhe efektivët e policisë. Deputetët kanë kërkuar të afrohen drejtuesit të policisë dhe të kalojnë përtej kordonit, por efektivët nuk i kanë lejuar. Gjatë përplasjes fizike, Shehaj dhe Kapri janë shtyrë nga punonjësit e policisë. Në një moment, ndaj deputetit Erald Kapri është përdorur spraj me piper djegës, duke e goditur në fytyrë.