Ekonomi
Protestuesit vënë flakën koshave të mbeturinave dhe dëmtojnë bizneset gjatë marshimit në Tiranë
Protestuesit kanë lëvizur në rrugët e Tiranës, duke vënë flakën koshave të mbeturinave dhe penguar qarkullimin e automjeteve.

Protestuesit kanë lëvizur drejt rrugës “Myslym Shyri” dhe Unazës së Vogël, ku u kanë vënë flakën koshave të mbeturinave dhe i kanë vendosur në mes të rrugës, duke penguar qarkullimin e automjeteve. Sipas raportimeve, protestuesit kanë arritur deri te sheshi “Wilson”, ku kanë përmbysur reklamat në trotuare dhe pranë disa bizneseve. Forca të shumta zjarrfikëse kanë mbërritur në terren për shuarjen e flakëve të koshave të mbeturinave.