Protestuesit vënë flakën koshave të mbeturinave në qendër të Tiranës, bllokojnë qarkullimin e makinave
Protestuesit kanë lëvizur drejt rrugës “Myslym Shyri” dhe Unazës së Vogël, ku u kanë vënë flakën koshave të mbeturinave dhe i kanë vendosur në mes të rrugës, duke penguar qarkullimin e automjeteve. Sipas raportimeve, protestuesit kanë arritur deri te sheshi “Willson”, ku kanë përmbysur reklamat në trotuare. Forca të shumta zjarrfikëse kanë mbërritur në terren për shuarjen e flakëve të koshave të mbeturinave.