Sociale
"Stop plumbave mbi studentët" - Berisha nxjerr foton e një protestuesi të plagosur
Sali Berisha ka publikuar foton e një protestuesi të plagosur në fytyrë, duke dyshuar se është plagosur me plumba gome nga ana e policisë.

Kreu i PD, Sali Berisha ka publikuar pamjet e një protestuesi të lënduar sipas tij me plumba gome nga ana e policisë. Në foton e publikuar nga Berisha, i riu duket i plagosur në pjesën e biznes, teksa i është nënshtruar edhe ndërhyrjes, duke e qepur plagën. "Vrasës mizor stop plumbave mbi studentët. Plumb në gojë Leonardit, 21 vjeç nga vrasësit e Padrinos! Dënoj me forcën më të madhe këtë krim monstruoz", shkruan Berisha.