Aktualitet
Protestuesit thyen qepenin e dyqanit të një kompanie celulare, plaçkisin celularë dhe pajisje
Protestuesit kanë thyer xhamat e një dyqani të një operatori telefonik dhe kanë plaçkitur celularë dhe pajisje.

Protestuesit ndodhen në hyrje të “Rrugës së Dibrës” ku tani kanë thyer xhamat e një prej dyqaneve të një operatori telefonik. Me shufra hekuri, ia kanë dalë të hapin edhe qepenin dhe kanë hyrë brenda duke marrë modem interneti e celularë.