Aktualitet

Bologna tremb Interin, por zikaltrit realizojnë përmbysjen e radhës

1 min leximPublikuar më

Burimi: Top Channel ·

Interi fitoi me rezultatin 3-1 kundër Bolognës në një ndeshje të Serie A.

Foto nga burimi: Bologna tremb Interin, por zikaltrit realizojnë përmbysjen e radhës

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 18 dhe ishte Bologna ajo që shënoi me Pobegan me një gjuajtje të fortë ndërkohë që edhe portieri Martinez nuk ishte pozicionuar shumë mirë. Goli zgjoi Interin që u hodh totalisht në sulm por duke rrezikuar kundërsulmet e kuqebluve, me Bolognan që iu afrua golit të dytë sërish me Pobegan, por ky i fundit u ndal nga tramversa, por në minutën e 44 erdhi edhe goli i barazimit me Thuram që u gjet saktë nga Barella dhe pjesa e parë u mbyll 1-1. Lëvizja vendimtare e Chivut quhet Carlos Augusto që hyri në minutën e 69 dhe që 1 minutë më pas shënoi golin e avantazhit 2-1. Në minutën e 83, Interi gjeti edhe golin e tretë me Bonny për të fiksuar fitoren 3-1 që i jep mundësinë skuadrës zikaltër me 19 pikë, duke u shkëputur për momentin me 3 pikë ndak Lazios që do të luajë me Juventusin.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.