Aktualitet
Policia marshon nëpër qytet për të shpërndarë protestuesit, disa të shoqëruar!
Policia ka nisur me shpërndarjen e protestuesve nëpër qytet, pas kaosit dhe incidenteve të shumta që pasuan në zjarrvënie dhe plaçkitje.

Pas kaosit nëpër rrugët e kryeqytetit dhe incidenteve të shumta që pasuan në zjarrvënie dhe plaçkitje, policia ka nisur me shpërndarjen e protestuesve. Forca policie dhe ujëhedhëse po marshojnë nëpër qytet duke ndaluar protestues. Në ish-Bllok ka disa të shoqëruar. Gjatë ndalimeve, një të mituri i ka rënë të fikët, por policia e ka lënë të lirë.