Aktualitet
FOTO/ Oficerët e Policisë Gjyqësore dokumentojnë provat për çfarë ka ndodhur gjatë protestës në bulevard
Oficerët e Policisë Gjyqësore janë në terren për të dokumentuar provat për çfarë ka ndodhur gjatë protestës në bulevardin "Dëshmorët e Kombit".

Oficerët e Policisë Gjyqësore kanë zbarkuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të dokumentuar provat për çfarë ka ndodhur gjatë ditës së sotme gjatë protestës. Gjatë raportimit për emisionin “Shqipëria Live” me Sidorela Gjonin, gazetarja Kristi Gongo i shpreh se në terren janë të shumtë oficerët që fotografojnë provat. Oficerët u kapën nga kamerat e Top Channel duke marrë prova edhe te makina që u dogj gjatë përplasjes së fortë mes policisë dhe protestuesve në bulevard.