Macron: Dhuna nuk ka vend në demokracinë tonë
Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se dhuna nuk ka vend në demokracinë franceze, duke u referuar incidenteve të vazhdueshme në Paris dhe qytete të tjera të mëdha franceze.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se dhuna nuk ka vend në demokracinë franceze, duke u referuar incidenteve të vazhdueshme në Paris dhe qytete të tjera të mëdha franceze. Ai ka thënë se ata që hynë me forcë, që sulmuan stacionet e policisë, komunat dhe dyqanet do të ndiqen penalisht dhe do të ndëshkohen. Macron ka shprehur gjithashtu mbështetjen e tij për forcat policore, të cilat i përshkroi si “garantuese të së drejtës për të protestuar”. Ai ka përfunduar duke thënë se do të qëndrojnë absolutisht kundër atyre që duan kaos, që nuk duan asgjë më shumë sesa të sulmojnë institucionet tona, ndërsa në të njëjtën kohë të parandalojnë ata që duan të protestojnë në mënyrë paqësore.