Reagon edhe kongresmeni Robert Aderholt për trazirat në Shqipëri: Qeveria të respektojë të drejtat e protestuesve
Kongresmeni amerikan Robert Aderholt ka shprehur shqetësimin për përshkallëzimin e situatës në Shqipëri, duke kërkuar respektimin e shtetit të së drejtës dhe të drejtave të qytetarëve.

Kongresmeni amerikan Robert Aderholt ka shprehur shqetësimin për përshkallëzimin e situatës në Shqipëri, në ditën e pestë të protestave. Ai ka theksuar se populli shqiptar meriton institucione të përgjegjshme dhe lirinë për të shprehur zërin e tij. Aderholt ka bërë thirrje të gjitha palëve të refuzojnë dhunën dhe të qeverisë të respektojë të drejtat e protestuesve paqësorë.
Në reagimin e tij, Aderholt ka vënë në dukje gjithashtu rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në përcaktimin e së ardhmes së vendit, duke theksuar se ata meritojnë të dëgjohen. Ai ka theksuar se populli shqiptar meriton sundimin e ligjit dhe institucione të përgjegjshme.