Aktualitet
FOTO/ Gjendja e bulevardit pas betejës disa orëshe, një kamionçinë mbushet plot me gurë
Protestuesit dhe policia kanë qenë në një betejë të ashpër në një bulevard, dhe ekipet e pastrimit kanë marrë në dorë situatën.

Pas disa orësh betejë mes protestuesve dhe policisë, bulevardi më në fund ka rënë në qetësi. Situata e kanë marrë në dorë ekipet e pastrimit, që fillimisht kanë hequr morinë e gurëve shkulur nga trotuaret dhe të hedhur nga protestuesit drejt policisë. Në një foto të mbërritur në redaksi, shihet një kamionçinë e mbushur plot me gurë dhe sende të forta.