Aktualitet
Gurët e mbledhur pas protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
Protestë në Tiranë, gurë të mbledhur në një kamionçinë
Gurë të shumtë janë mbledhur në një kamionçinë pas protestës së zhvilluar këtë të shtunë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Gurët ishin përdorur nga protestuesit për të goditur efektivët e Policisë shtetërore gjatë përplasjeve të shënuara në bulevard. Situata u tensionua gjatë tubimit, ku pati akte dhune dhe efektivët e policisë u vunë në rrezik nga hedhja e sendeve të forta dhe molotovëve.