Revolta studentore kundër Ramës/ Presidenti Begaj takon dy grupe protestuesish, të rinjtë i kërkojnë të shpërndajë Parlamentin dhe qeveri tranzitore
Presidenti Bajram Begaj ka takuar dy grupe protestuesish, të cilët kanë shprehur shqetësimet e tyre dhe kanë paraqitur propozime për zgjidhjen e situatës politike në vend. Bisedimet me kreun e shtetit janë zhvilluar në dy ditë të ndryshme, ku protestuesit kanë kërkuar shpërndarjen e Parlamentit dhe krijimin e një qeverie tranzitore me mandat njëvjeçar. Kjo qeveri do të kishte si detyrë kryesore përgatitjen e vendit për zgjedhje të parakohshme parlamentare.