Aktualitet
Ambasada e SHBA: Protesta paqësore dhe pa dhunë
Ambasada e SHBA në Tiranë ka bërë thirrje për protesta paqësore dhe pa akte të dhunshme në Shqipëri.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar lidhur me protestat dhe situatën e krijuar në Shqipëri. Ajo ka bërë thirrje për zhvillimin e demonstratave në mënyrë paqësore dhe pa akte të dhunshme. Ambasada ka thënë se dhuna, trazirat, lëndimi fizik i të tjerëve dhe shkatërrimi i pronës nuk janë angazhim qytetar dhe ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që zgjedhin të demonstrojnë në mënyrë paqësore, pa akte të dhunshme.