Bejko i ashpër me klasën politike: Kanë vrarë demokracinë në Shqipëri!
Analisti Roland Bejko ka kritikuar akte të dhunës gjatë protestave në Shqipëri dhe ka thënë se qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, por pa dëme.

Analisti Roland Bejko ka komentuar protestat në Shqipëri, duke u shprehur kundër akteve të dhunës, të cilët janë regjistruar në bulevard kundër Policisë dhe në disa rrugë të tjera të kryeqytetit. Bejko theksoi se dhuna nuk është e pranueshme, por shtoi se qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, madje edhe përmes bllokimeve, për sa kohë që këto veprime nuk shoqërohen me dëme.
Duke komentuar përgjegjësinë e klasës politike, ai tha se të dyja palëve ka dëmtuar demokracinë në Shqipëri. Në përfundim, Bejko u bëri thirrje partive politike të distancohen nga dhuna.
“Protesta e dhunshme nuk janë në traditën tonë, Jam për protestë masive, Jam për bllokime, por pa dëme. E favorizon arroganca qeveritare dhe arroganca opozitare të cilët e kanë vrarë demokracinë në Shqipëri, ai në opozitë e ka kapur opozitën me mjete të dhunshme dhe ka vrarë shpresën e qytetarëve.
Ky tjetri katër mandat, edhe sikur të kishte qeverisë në mënyrë të shkëlqyer do iu ishte mërzitur. Partitë politike duhet të distancohen nga dhuna, sepse dhuna nuk është atribut i partive politike”, tha ai.