Bayern Munich bën ligjin në Bundesligë, Leipzig pëson një goditje të rëndë
Bayern Munich fitoi me rezultatin 6-1 kundër Leipzigut në një ndeshje të Bundesligës, duke konfirmuar formën e shkëlqyer dhe pozitat në krye të kampionatit.

Bayern Munich vazhdon marshimin në Bundesligë, duke dhënë një tjetër demonstrim force përballë Leipzigut. Bayerni e nisi ndeshjen me ritëm të lartë dhe gjeti golin e avantazhit që në minutën e 12-të me Luis Díaz. Pavlovic dyfishoi shifrat, ndërsa Olise realizoi golin e tretë, duke e mbyllur pjesën e parë me një epërsi të qartë për vendasit.
Pas pushimit, spektakli bavarez vazhdoi. Díaz shënoi sërish në minutën e 47-të, duke thelluar avantazhin, përpara se Harry Kane të gjente rrugën e rrjetës. Díaz vulosi paraqitjen e tij të madhe me golin e tretë personal dhe të gjashtin për Bayern Munich, duke kompletuar tregolëshin. Leipzig arriti të shënonte vetëm në fund të kohës shtesë, me Maksimovic, por goli shërbeu vetëm për të zbutur humbjen e rëndë në transfertën e Mynihut.
Me këtë fitore bindëse, Bayern Munich konfirmon formën e shkëlqyer dhe pozitat në krye të Bundesligës, duke u dërguar një sinjal të qartë rivalëve në garën për titullin. Për Leipzigun, ndërkohë, kjo ishte një mbrëmje për t’u harruar, përballë një kundërshtari që tregoi diferencën si në lojë, ashtu edhe në efikasitetin para portës.