Mevlan Shanaj: Rama, pushteti nuk mund të jetë më i rendësishëm se jeta e njeriut
Aktori dhe regjisor Mevlan Shanaj ka reaguar kundër kryeministrit Rama dhe pozicionimit të tij në raport me protestat.

RAMA! Ke vendosur jo pushtet absolut, por DIKTATURË! Pse u katandise në këtë drejë, vetëm për një mut karrigeje pushteti?! Përqendrohu të pakten një minutë dhe shiko çfarë po ndodh në Tiranë! A nuk sheh çfarë po ndodh para syve të tu? Apo nuk dëgjon më zërin e njerëzve? A nuk ka më asnjë rëndësi për ty jeta e këtyre njerëzve, e të rinjve që protestojnë, por edhe e vetë policëve? Rama, pushteti nuk mund të jetë më i rendësishëm se jeta e njeriut! E nise rrugën me premtime për mirë. Por deshtove. Pushteti të largoi nga njerëzit dhe të verboi përballë realitetit. Tërhiq! Ka ardhur koha të ndalesh. Pranoje deshtimin dhe mos e ço vendin drejt një përplasjeje edhe më të rendësishë. STOP! DERI KËTU! Sot është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.