Vranësira dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Dita e diel do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të ftohta verilindore, duke sjellë mot të kthjellët por të ftohtë në mëngjes.

Dita e diel do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të ftohta verilindore, duke sjellë mot të kthjellët por të ftohtë në mëngjes. Sipas MeteoAlb, kjo situatë meteorologjike do të na shoqërojë deri në orët e pasdites, kur priten kalime vranësirash të shpeshta nëpër të gjithë territorin e vendit, ku me të dukshme do të jenë në zonat malore përgjatë kufirit lindor. Megjithatë, nuk priten reshje.
Temperaturat e ajrit do të rriten, duke luhatur vlerat ditore nga 2°C, temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë, deri në 23°C, vlera më e lartë në rang vendi.
Era do të fryjë e lehtë, duke arritur shpejtësinë mbi 28 km/h nga drejtimi kryesisht jugperëndimor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim i ulët.