Reagimi i Kongresmenit Keith Self për Protestat në Tiranë
Kongresmeni Keith Self ka reaguar për protestat studentore që zhvillohen në Tiranë, duke thënë se ato janë kulmi i mosbesimit të popullit ndaj politikanëve të korruptuar dhe i lodhjes nga shpërfillja totale e sundimit të ligjit.

Kongresmeni Keith Self ka shprehur reagimin e tij për protestat studentore që zhvillohen në Tiranë, duke thënë se ato janë kulmi i mosbesimit të popullit ndaj politikanëve të korruptuar dhe i lodhjes nga shpërfillja totale e sundimit të ligjit. Ai ka theksuar se udhëheqësit e Shqipërisë duhet t'u kushtojnë vëmendje thirrjeve për ndryshime thelbësore që do të sjellin mundësi ekonomike dhe do të nxisin stabilitetin rajonal.
Një ditë më parë, kongresmeni Republikan, kreu i Komitetit të Helsinkit në Kongresin e SHBA, Joe Wilson, dhe kongresmeni Rober Aderholt, kishin bërë thirrje për vetëpërmbajtje. Ata kishin theksuar se të rinjtë meritojnë të kenë zë në përcaktimin e së ardhmes së vendit të tyre.