Rama: Protestat e dhunshme në Tiranë, një "grup zjarri" që kërkon gjak
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestat e dhunshme në Tiranë, duke deklaruar se nuk është në kurth dhe se ai është përpjekur të mos bjerë në kurth të dhunës.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mëngjesin e kësaj dite pas protestave të dhunshme që kërkojnë dorëheqjen e tij. "Demet nuk janë të vogla, por rregullohen", deklaroi ai, ndërsa theksoi se është përpjekur të mos bjerë në kurthin e dhunës.
Me një gur në dorë, tha "se ajo armë mund të bëhet edhe vdekjeprurëse". Sipas tij, nuk janë studentët që protestojnë, por një "grup zjarri i paguar". Rama duke shtuar se po përpjeket të mos bjerë në këtë kurth.
"Jam përpjekur të mos përfshihem dhe të ndjek dhe koordinoj me shumë durim një përpjekje për të mos rënë në kurthin e ngritur të dhunës që kërkon gjak. Unë e di historinë e këtij bulevardi, e njoh mirë, i kam ende të freskëta në kujtesë ato që ndodhën në 21 janar ku pati disa zjarre sporadike tek-tuk në këtë perimetr, jo një kazan, por ku nuk u prek në asgjë, asnjë institucion, ku nuk u hodh asnjë molotov, ku nuk u dëmtua dhe nuk u dogj askush nga forcat e rendit dhe kur u vrane me plumba 4 protestues dhe u plagosën dhjetëra të tjerë, që ndryshe nga sot nuk shkuan dot as në spital se i priste përsëri druri dhe eu mjekuan në shtëpi. Përtej faktit që ata që qallojnë me gurë, zare hekuri e vida për të nxjerrë sytë policisë janë kriminelë, e kam parasysh që ata janë fëmijët e verbër të Shqipërisë dhe jeta e tyre vlen më shumë se çdo gjë tjetër në fund të ditës. Vetëpërbajtja është A dhe Zh e kësaj historie", tha Rama.