Rama nxjerr fadromat për të hequr gurët nga bulevardi
Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë fadromat për të hequr gurët nga bulevardi "Dëshmorët e Kombit" në Tiranë, duke iu referuar protestave të studentëve që kanë ndodhur në qytet.

Ditën e sotme, në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" kanë dalë fadromat, të cilat po heqin gurët nga trotuari. Kjo ndodhi disa ditë pas protestave të studentëve, të shoqëruara me tensione dhe përplasje me forcat e rendit. Gurët ishin përdorur nga të rinjtë si një "armë" në shenjë revolte kundër qeverisë.
Kujtojmë se ata protestojnë prej ditësh duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama. Fillimisht e nisën revoltën e tyre para ministrisë së Arsimit, ndërsa më pas u zgjera nëpër kryeqytet, duke prekur institucione shtetërore dhe biznese të ndryshme.
Paraditen e sotme, me një gur në dorë në zyrën e tij, Edi Rama tha se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen edhe pse vendi po kalon në një kaos, në një nga momentet më të vështira që ka pasur ndonjëherë.
Ai tha se nuk do t'i hapë rrugën atyre që nuk e mundën dot në zgjedhje, nuk e kanë mundur dot në argumenta dhe kanë marrë gurë për ta përzierë.
"Janë disa që thonë 'hapi rrugën rinisë'. Cilës rini? Kësaj? Kësaj? Le të supozojmë se ia hapëm rrugën kësaj, çfarë vjen pas kësaj? Vjen një qeverisje më e mirë? Vjen Shqipëria europiane? Pas kësaj vjen e kaluara që ia kemi paguar të gjitha haraçet dhe nuk kam ndërmend ta kthej vendin në të kaluarën", u shpreh Rama.
Kryeministri pranoi se është ai pas vendimit për të nxjerrë RENEA-n në terren duke kërcënuar protestuesit se "rrethi për ta do të shtrëngohet".
"RENIA ka detyrë të dalë në momentin kur ka kërcënime. RENIA del edhe kur ka ndeshje futbolli Shqipëria me Serbinë, çfarë do të thotë kjo? Doli dhe do të dalë. Do të shtrëngohet rrethi ndaj atyre me maska. E ka edhe ligji që ti nuk mund ta fshehësh identitetin", e mbylli Rama me këtë kërcënime fjalën e tij.