Qytetari shtron pyetje të rënda për Rama dhe 21 Janarin
Qytetari shtron pyetje të rënda për Rama dhe 21 Janarin, duke kërkuar të kuptojë se si mund të ketë marrëveteshe politike që u bënë pas ngjarjeve të 21 Janarit dhe si janë trajtuar kërkesat e protestuesve.

Shumë mesazhe vijnë në redaksinë tonë, ku qytetarët shprehin revoltën e tyre për sjelljen e qeverisë dhe kryeministrit. Një prej tyre rikthen në vëmendje një nga ngjarjet më të rënda të historisë politike shqiptare, 21 Janarin 2011, kur gjatë protestës së opozitës para Kryeministrisë u vranë katër protestues.
“21 Janari ndodhi për bllokun e Ilir Metës dhe u vranë katër persona në protestë kundër qeverisë. Rama e mori Metën në koalicion, ndërsa atë që dha urdhrin për vrasje e bëri deputet”, shkruan qytetari në mesazhin e tij për redaksinë.
Sipas tij, pikërisht këtu qëndron një nga kontradiktat më të mëdha të politikës shqiptare, përgjegjësia e kërkuar për 21 Janarin dhe marrëveshjet politike që u bënë më pas, në emër të pushtetit.
Në mesazh ngrihen pikëpyetje për vendimet dhe aleancat e Edi Ramës, duke argumentuar se interesat politike dhe ruajtja e pushtetit kanë lënë në hije kërkesën për drejtësi për katër viktimat e 21 Janarit.
Sot, ndërsa studentët protestojnë dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës, qytetari shtron edhe një tjetër pyetje: A po përdoren debatet për dëmet materiale, pronat e dëmtuara dhe përmendja e faktorëve të huaj për të zhvendosur vëmendjen nga kërkesat e protestuesve?
Për qytetarin, shqetësimi është që përplasjet politike të mos kthehen në një përpjekje për ta vënë opinionin publik kundër studentëve, në vend që të dëgjohen kërkesat e tyre dhe ta kthejë 21 janarin nga një pozicion tjetër.