Interi tremb kampionët, por pastaj bie 3-1 në shtëpi
Bologna tremb kampionët, por pastaj bie 3-1 në shtëpi

Dominimi në Apenine vështirë t’i vihet në diskutim. Interi mbetet padyshim skuadra më e fortë e Italisë, e padyshim mjaft e respektuar, diçka që e tregoi edhe këtë fundjavë, ndonëse Championsi duket “mision I pamundur”. Fitorja 3-1 në fushën e Bolonjës erdhi vetëm pak ditë pas humbjes së rëndë në “San Siro” ndaj Klub Bryzhit në Ligën e Kampionëve. Trajneri Kristian Kivu bëri sërish rotacion, dhe krejt logjikisht, duke lënë në stol të tillë si Çalhanoglu apo Mkitarian, ndërsa kapiteni dhe sulmuesi kryesor, Lautaro Martinez, mungoi për shkak dëmtimi, e rrezikon të humbasë deri në 7 ndeshje. Në stadiumin “Dal Ara”, ishin bolonjezët që shënuan të parët me anë të Tomazo Pobegës që në 10’. Kampionët e patën të vështirë në pjesën e parë dhe barazuan vetëm në fund të saj, kur Markus Turam realizoi në 44’. Sipas mediave italiane, Kivu u nxeh shumë me të vetët dhe bërtiti aq sa I iku zëri, dhe kjo bëri efekt. Nën udhëheqjen e kapitenit të dytë, Barela, zikaltërit shënuan dy golat e fitores në 69’ e 83’, me autorë Karlos Auguston dhe Bonin, të ardhur nga stoli. Interi pati dominim me më shumë gjuajtje se Bolonja dhe 67 për qind mbajtje topi, ndonëse ëndrra mbetet të jetë I madh në Europë. Siç shkruan “La Gazeta delo Sport”, Kivu ka dy ekipe për të fituar titullin, por për momentin nuk ka asnjë në gjendje për Championsin, ndonëse në 2023 e 2025 u arrit finalja. Zikaltërit kryesojnë Serinë A me 19 pikë ndaj 17 të Romës.