"Ky vend nuk ka të ardhme pa rininë" - Protestuesi: Nuk po edukohet më një brez, por po shkatërrohet
Një qytetar pjesëmarrës në protestën e gjashtë të mbajtur para Ministrisë së Arsimit deklaroi se vendi nuk sheh asnjë të ardhme pa rininë. Ai tha se në Shqipëri ka një mungesë të dukshme të arsimit dhe shëndetësisë, dhe se nuk po edukohen brezat por po shkatërrohen.

Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se në Shqipëri ka një mungesë të dukshme të arsimit, shëndetësisë ku, sipas tij, nuk po edukohen brezat por po shkatërrohen. Ai tha: "Do të iki jashtë, do të arratisem. Ky vend nuk ka të ardhme pa rininë. Na e dogjen rininë! Unë jam 35 vjeç, jemi të mbaruar. Ku është arsimi, shëndetësia, ku janë? Nuk po edukohet më një brez, por po shkatërrohet. E kam mundësinë të iki, por dua të jetoj këtu. Kjo që po na ndodh është e tmerrshme". Në fund, ai u bëri thirrje qytetarëve që të mos qëndrojnë indiferent për atë që po ndodh, duke pretenduar se krimi ka kapur çdo gjë në vend.