Protesta e gjashtë në Tiranë: Rama thotë se shteti nuk do të dorëzojë para dhunës
Protesta e gjashtë e studentëve në Tiranë është në zhvillim, me studentë që janë mbledhur pranë Ministrisë së Arsimit. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se shteti nuk do të tërhiqet përballë dhunës dhe ka bërë thirrje qytetarëve që kërkojnë dialog të takohen me të në Kryeministri, në fakultet apo në një format tjetër komunikimi.

Protesta e gjashtë e studentëve në Tiranë është në zhvillim, me studentë që janë mbledhur pranë Ministrisë së Arsimit. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se shteti nuk do të tërhiqet përballë dhunës dhe ka bërë thirrje qytetarëve që kërkojnë dialog të takohen me të në Kryeministri, në fakultet apo në një format tjetër komunikimi.
Kryeministri Edi Rama deklaroi në një komunikim të drejtpërdrejtë se shteti nuk do të tërhiqet përballë dhunës gjatë protestave. Ai u bëri thirrje qytetarëve që kërkojnë dialog të takohen me të në Kryeministri, në fakultet apo në një format tjetër komunikimi.
Ka nisur grumbullimi i protestuesve para Ministrisë së Arsimit, në ditën e gjashtë të protestës së studentëve, të cilëve u janë bashkuar edhe qytetarë të tjerë. Edhe këtë të diel, të rinjtë janë mbledhur pranë institucionit, duke mbajtur në duar flamuj kombëtarë dhe duke bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Një prej pjesëmarrësve, në shenjë revolte, grisi certifikatën e marrë si fitues i Olimpiadës së Historisë. Përpara këtij veprimi, i riu u bëri thirrje i bëri thirrje policisë të mos ushtrojë dhunë ndaj studentëve ndërsa u kërkoi edhe këtyre të fundit të mos përdorin dhunë ndaj policisë.
Kryepeshkopi Joan, në përfundim të Liturgjisë Hyjnore të ditës së sotme, bëri thirrje që të gjithë ata që kanë përgjegjësinë e vendimmarrjes të marrin vendime të urta dhe të pjekura, në shërbim të vendit.
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Andreas Schieder, ka shprehur shqetësimin për situatën e krijuar në Tiranë pas protestave të shoqëruara me përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe Policisë. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Schieder u ka bërë thirrje palëve të ndalin menjëherë përshkallëzimin e situatës, duke theksuar se dhuna nuk mund të jetë zgjidhje, pavarësisht se nga kush ushtrohet.
Në të gjithë Europën, të rinjtë po dalin në rrugë, nga Parisi dhe Berlini deri në Tiranë. Ata po luftojnë për arsim më të mirë dhe mundësi të barabarta për të gjithë. Kjo është e drejtë dhe e nevojshme, dhe duhet t’i nxisë qeveritë të rishikojnë qasjen e tyre. Arsimi është investimi ynë më i rëndësishëm për të ardhmen dhe nuk duhet të varet kurrë nga mundësitë financiare të prindërve.
Ndërkohë, numri i përgjithshëm i personave të lënduar gjatë pesë ditëve të protestave në kryeqytet ka arritur në 272. Nga totali, 169 janë punonjës të Policisë, 82 protestues dhe 21 kalimtarë.