Messi shkëlqen me dy gola, Inter Miami triumfon ndaj Atlanta United
Lionel Messi shënoi dy gola në fitoren 3:1 të Inter Miamit në udhëtim ndaj Atlanta United në Major League Soccer.

Lionel Messi ka shënuar dy gola në fitoren 3:1 të Inter Miamit në udhëtim ndaj Atlanta United, në kuadër të Major League Soccer (MLS). Ylli argjentinas realizoi dy herë brenda katër minutave në pjesën e dytë, duke e ndihmuar skuadrën e tij ta regjistrojë fitoren e tretë radhazi, në prag të fazës së plejofit.
Inter Miami kaloi në epërsi në minutën e 45-të me German Berteramen, pas një aksioni të nisur nga Messi dhe Luis Suarezi. Në minutën e 56-të, Messi depërtoi në mbrojtjen kundërshtare dhe shënoi me të majtën për 2:0, ndërsa vetëm katër minuta më vonë realizoi sërish, pas një pasimi të Suarezit. Atlanta United arriti ta ngushtojë rezultatin në minutën e 89-të, kur Fafa Picault shënoi nga penalltia, por vendasit nuk arritën ta shmangin humbjen.