Kompany me probleme shëndetësore, trajneri i Bayernit nuk u ngrit në gjimnazëm
Trajneri i Bayernit, Vincent Kompany, ka pasur probleme shëndetësore gjatë ndeshjes kundër Leipzigut, duke penguar atë të ecte dhe të ngjiste shkallët lehtësisht.

Bayerni i Mynihut fitoi me rezultatin tenistik 6-1 ditën e shtunë ndaj Leipzigut, por ajo që ra në sy është fakti që trajneri i kampionëve të Gjermanisë, Vincent Kompany, e ndoqi të gjithë ndeshjen nga stoli. Tekniku belg nuk u ngrit praktikisht në asnjë moment për shkak të disa problemeve shëndetësore, një virus dhe një problem në ije që e pengonte të ecte dhe të ngjiste shkallët lehtësisht. "Nëse fiziku i tij nuk ia del dot duhet ta pranojë -tha Drejtori Sportiv i Bayernit, Eberl- por asistentët e trajnerit e dinin se çfarë duhet të bënin, ashtu sikurse edhe lojtarët në fushë. Presim që ai të jetë në dispozicion për ndeshjen kundër Arsenalit në Ligën e Kampioneve."