Schieder: Dhuna nuk është zgjidhje për protestat e të rinjve në Tiranë
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Andreas Schieder, ka shprehur shqetësim për përshkallëzimin e situatës në Tiranë dhe ka bërë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të dhunës.

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Andreas Schieder, ka reaguar për protestat e të rinjve në Tiranë, duke shprehur shqetësim për përshkallëzimin e situatës dhe duke bërë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të dhunës. Në një postim, Schieder e vendos protestën e të rinjve shqiptarë në një kontekst më të gjerë evropian, duke vënë në dukje se të rinjtë po dalin në rrugë në qytete si Parisi, Berlini dhe Tirana, për të kërkuar arsim më të mirë dhe mundësi të barabarta. Sipas tij, këta kërkesa janë të drejta dhe duhet t’i nxisin qeveritë të ndryshojnë mënyrën e të menduarit, veçanërisht sa i përket arsimit dhe mundësive që u ofrohen të rinjve. Schieder është i shqetësuar për situatën në Tiranë dhe ka bërë thirrje për t’i dhënë fund menjëhershëm përshkallëzimit të situatës. Ai është i mendimit se arsimi është kapitali i rëndësishëm për të ardhmen dhe nuk duhet të varet kurrë nga xhepi i prindërve.