Protestuesit e duartrokitën dhe ovacionuan News24 për raportimin e protestës
Protestuesit e duartrokitën dhe ovacionuan News24 për raportimin e protestës para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, duke falënderuar televizionin për pasqyrimin e zhvillimeve.

Një moment emocionues është regjistruar gjatë protestës para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, ku një qytetar ka vlerësuar punën e News24 për raportimin e protestave që prej ditës së parë. Fjalët e tij kanë marrë duartrokitje dhe ovacione nga protestuesit e pranishëm.
Qytetari falënderoi televizionin për pasqyrimin e zhvillimeve, duke theksuar se pjesëmarrësit në protestë nuk kanë dalë në rrugë për të shkaktuar përplasje, por për të shprehur pakënaqësitë e tyre. “E vërteta të thuhet siç është. Mediat e tjera janë të fëlliqura. News24 është media e njerëzve, e popullit. Bravo News24! Duhet raportuar çdo akt dhune”, u shpreh ai, ndërsa protestuesit e pritën me duartrokitje.
Më tej, qytetari bëri thirrje kundër dhunës dhe gjakderdhjes, duke treguar se kishte ardhur në protestë me lule, si simbol i paqes. “Nuk jemi të dhunshëm, unë kam ardhur me lule. Nuk duam gjakderdhje dhe vëllavrasje. Nëse vdes një qytetar këtu, do të bëhet gjaku lumë”, deklaroi ai.