Aktualitet
Një shtetas i pajetë u gjet në lumin e Lanës
Një shtetas i pajetë u gjet në lumin e Lanës, në bulevardin "Gjergj Fishta", ende nuk është identifikuar dhe dyshohet se ishte në gjendje të dehur dhe zhveshur kur u hedhur në lumin.

Rreth orës 12:56, në bulevardin "Gjergj Fishta", në lumin Lanë, është konstatuar pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 60 vjeç. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se ky shtetas, në gjendje të dehur, ishte zhveshur dhe ishte hedhur në Lanë, ku ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka humbur jetën dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.