Studentët protestues sulmojnë selinë e PS, ndërkohë policia ndërhyrë me gaz dhe ujë
Studentët protestues kanë sulmuar selinë e Partisë Socialiste në Tiranë, duke hedhur gurë dhe thyer xhamat. Ndërkohë, policia ka ndërhyrë me gaz dhe ujë për të shmangur përplasjet mes protestuesve dhe personave të maskuar që ishin në selinë e partisë.

Studentët protestues kanë sulmuar selinë e Partisë Socialiste në Tiranë, duke hedhur gurë dhe thyer xhamat. Protestuesit po marshonin drejt Bulevardit Dëshmorët e Kombit në ditën e 6-të të revoltës studentore kundër Ramës. Në mesin e momenteve të tensioneve para selisë rozq, nga godina dalin disa persona të maskuar dhe me shkopinj në duar të cilët lëshohen drejt të rinjve. Ndërhyrja e policisë me gaz lotsjellës dhe ujë me presion shmangu përplasjet mes 2 grupeve. Nuk dihet ende se kush janë personat e maskuar që ndodheshin brenda selisë së PS.