Aktualitet
Protestuesit hedhin gurë drejt selisë së PS-së, policia ndërhyn me gaz lotsjellës
Protestuesit kanë sulmuar selinë e Partisë Socialiste, duke hedhur gurë dhe duke goditur derën dhe xhamat.

Protestuesit kanë ndaluar para selisë së Partisë Socialiste, ku kanë nisur ta sulmojnë godinën me gurë, duke goditur edhe pjesën e derës dhe duke thyer xhamat. Forcat e Policisë ndodheshin pranë zonës, por nuk ndërhynë menjëherë. Pak çaste më vonë, efektivët hodhën gaz lotsjellës me qëllim shpërndarjen e turmës.