Sport

Vora shpartallon Partizanin me rezultatin 4-1 në ndeshjen e javës së 7

1 min leximPublikuar më

Burimi: Top Channel ·

Mislav Karoglan debuton me humbje të thellë, Partizani humbet me rezultatin 4-1

Foto nga burimi: Superiore/ Vora shpartallon Partizanin, Karoglan debuton me humbje të thellë

Mislav Karoglan debuton me një humbje të thellë në pankinën e Partizanit. Të Kuqtë u shpartalluan nga Vora në ndeshjen e javës së 7 pasi u mundën me rezultatin 4-1 duke thelluar gjithnjë e më shumë krizën e tyre.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 17 dhe ishte Vora ajo që mori avantazhin me golin e Bernard Karricës. Në fillimin e pjesës së dytë po ky futbollist i dha avantazhin e dyfishtë teksa ekzekutoi saktë një 11 metërsh. Partizani rihapi llogaritë e ndeshjes në minutën e 62 me Human, edhe ky shënoi nga pika e bardhë e penalltisë për të shkurtuar diferencën në 2-1.

Por Vora nuk vonoi shumë dhe e riktheu diferencën e 2 golave teksa shënoi golin e tretë me Pedro Clemente, ndërkohë që skuadra e Bellajt pa që t’i anulohej edhe një gol tjetër. Në minutat shtesë të sfidës, Karrica plotësoi tregolëshin personal duke fiksuar fitoren 4-1 të skuadrës së Vorës që ngjitet në kuotën e 5 pikëve në vendin e parafundit.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.