Antifa: një histori e terrorit dhe ekstremizmit
Antifa është një lëvizje që bashkon ekstremet politike, sociale dhe fetare, me rrënjët e saj që datojnë që nga vitet 1920 në Evropë. Ajo është një shkurtim i fjalës “antifashiste” dhe i referohet një rrjeti të decentralizuar individësh që kundërshtojnë fashizmin, racizmin dhe ideologji të tjera të ngjashme.

Antifa është një organizatë që ka qenë në fokus të vëmendjes së publikut në vitin 2020, kur u zhvilluan protesta të dhunshme në 140 qytete amerikane, pas vdekjes së George Floyd, një burri afrikano-amerikan, nga një oficer policie në Minneapolis. Gjatë protestave të verës së vitit 2020 në SHBA, u arrestuan 14 mijë protestues dhe u regjistruan nga 1 deri në 2 miliardë dollarë dëme në prona dhe sigurime.
Prokurori i Përgjithshëm i asaj kohe, William Barr, raportoi se Antifa ishte e pranishme në këto protesta dhe i përshkroi taktikat e protestuesve të saj si forma të reja të luftës guerile urbane. Por rrënjët e Antifa-s janë edhe më të thella dhe datojnë që nga vitet 1920 në Evropë.
Antifa nuk ka një komandë qendrore, nuk ka urdhërime të dokumentuara dhe nuk ka një strukturë të qartë organizative të komandës dhe kontrollit. Ajo paraqet një grupim ndërkombëtar mbështetësish me ideologji të shumëfishta. Shumica e mbështetësve të Antifa-s veprojnë në fshehtësi për të mbrojtur veten nga agjencitë e zbatimit të ligjit, ndërsa qeliza të saj ekzistojnë në të gjithë Amerikën e Veriut, Australi, Evropë dhe në mbarë botën.
Potenciali për sulme nga individë të radikalizuar të Antifa-s rritet në mënyrë eksponenciale me polarizimin politik. Në vitin 2021, të dhënat e CSIS-it dhe studimi i publikuar prej saj treguan një rritje të kohëve të fundit të aktivitetit të dhunshëm nga ekstremistët, anarkistët dhe ekstremistët e majtë të Antifa-s.