Aktualitet
Protestuese humb ndjenjat pranë Ministrisë së Brendshme, transportohet në spital
Një protestuese humb ndjenjat pranë Ministrisë së Brendshme gjatë protestës në bulevardin "Dëshmorët e Kombit".

Një protestuese humb ndjenjat pranë Ministrisë së Brendshme gjatë protestës në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Pas ndërhyrjes së policisë për të larguar protestuesit, një grua është gjetur pa ndjenja në zonë. Në vendin e ngjarjes mbërritën protestues të tjerë dhe një ambulancë me mjekë për t’i dhënë ndihmën e parë. Gruaja u çua në ambulancë për të marrë trajtim.