Aktualitet
Protesta në Tiranë: 3 persona nën mjekim në Spitalin e Traumës
Protesta në Tiranë, 3 persona nën mjekim në Spitalin e Traumës, gjendja e tyre është stabile, kryejnë ekzaminimet dhe marrin trajtimin nga stafi mjekësor dhe infermieror.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka njoftuar se deri në orën 16:00 në Spitalin Universitar të Traumës kanë mbërritur një efektiv policie, një minore 15-vjeçare dhe një përgjegjëse e medias.
Gjendja e tyre është stabile, po kryejnë ekzaminimet dhe po marrin trajtimin nga stafi mjekësor dhe infermieror.