Kronikë
Gjykata lë në arrest shtëpie 4 protestues dhe detyrim paraqitje për 18 të tjerët
Gjykata e Durrësit ka marre vendim për 22 protestues qe u arrestuan gjate dites se pare te protestes ne qytetin e Durrësit.

Gjykata ka caktuar masat për 22 protestuesit që u arrestuan gjatë ditës së parë në Durrës. Sipas avokatëve mbrojtës, gjykata caktoi masën “arrest shtëpie” për 4 prej 22 protestuesve, ndërsa për 18 të tjerë caktoi masën “detyrim paraqitje. Vendimi u prit me entuziazëm nga familjarët e protestuesve që po prisnin jashtë ambienteve të Gjykatës së Durrësit.