Aktualitet
Shpërthen revolta në qendër të Tiranës, policia hedh gaz lotsjellës
Ka shpërthyer revolta e studentëve ndaj policëve në bulevardin Dëshmorët e Kombit, duke gjuajtur me molotovë dhe me mjete piroteknike në drejtim të efektivëve.

Ka shpërthyer revolta e studentëve ndaj policëve tashmë në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Protestuesit gjuajnë edhe me molotovë, duke vendosur zjarr në vende të ndryshme të bulevardit. Policia ka hedhur sasi tepër të madhe gaz lotsjellës, me qëllim që të shpërndahen protestuesit. Numri i protestuesve sa vjen e shtohet dhe po hedhin molotovë e mjete piroteknike në drejtim të efektivëve.