Aktualitet

Socialistët e vërtetë, kanë shansin dhe detyrimin të distancohen nga “monstra” Edi Rama dhe struktura e tij kriminale

4 min leximPublikuar më

Burimi: Pamfleti ·

Socialistët e vërtetë dhe idealistët e Partisë Socialiste kanë shansin dhe detyrimin të distancohen nga Edi Rama dhe struktura e tij kriminale, e cila ka shkatërruar partinë dhe vendin.

Foto nga burimi: Socialistët e vërtetë, kanë shansin dhe detyrimin të distancohen nga “monstra” Edi Rama dhe struktura e tij kriminale

Të shtunën, strukturat e policisë, të mbështetura nga banditë me uniforma e maska të zeza dhe leva hekuri, u përleshën 12 orë me protestuesit, duke mbrojtur Kuvendin, ministritë dhe gjykatat. Ditën e dielë, selia e PS-së ishte mbushur me një "ushtri" banditësh me veshje dhe maska të zeza dhe shkopinj bejsbolli, të mbështetur nga Policia e Shtetit, të gatshëm për të masakruar protestuesit.

Kjo nuk është çështja vetëm e skandalit që Edi Rama po e përdor pushtetin, policinë dhe bandat e krimit për të mbrojtur vetëm zyrën e tij kryeministrore, partiake, sarajet në Surrel, bankën e Linderit dhe bizneset e Olsit. Por te turpi që socialistët po heshtin dhe po lejojnë kryetarin e dalë mendshë që për kolltukun e bythës së tij nuk pranon të dorëheqet, për të i dhënë fund krizës së rendë që ka autorësinë e tij.

Krizën e ka shkaktuar Edi Rama me bandën e tij në PS dhe qeveri, duke "derdhur kupën" e korrupsionit, të grabitjes së buxhetit dhe pasurive, të ligjeve dhe vendimeve klienteliste, padrejtësisë, varfërisë, monopoleve dhe bashkimin e pushtetit me krimin organizuar.

Shenjat janë që për pushtetin e tij personal, Edi Rama po e çon situatën si në vitin 1997, kur Sali Berisha vërsuli policinë, SHIK-un e kriminelët kundër popullit dhe ndodhi ajo makër që e dimë.

Disa socialistë ish-drejtues dinjitozë të PS-së, ish-deputetë dhe titullarë të qeverisë së saj, kanë reaguar duke i kërkuar Edi Ramës dorëheqjen dhe kalimin në zgjedhje, si e vetmja mundësi për të i dhënë fund krizës, kaosit dhe përlleshjes së dhunshme shtet-popull.

Socialistët e vërtetë dhe idealistët, të cilët janë rreth 100 mijë dhe nuk kanë asnjë lidhje morale, korruptive dhe kriminale me sektin "Rilindja" në krye të PS-së, kanë shansin të distancohen nga "monstër" Edi Rama dhe banda e tij mafioze.

Sepse prej 21 vitesh në krye të partisë, sidomos gjatë 14 viteve kryeministër, Edi Rama ka tërërsuar PS-në në struktura mafioze, vënë në shërbim të sundimit dhe interesave të tij. Realisht, tashmë Edi Rama është i fuqishëm brenda partisë, sepse ka krijuar një perandori financiare, një strukturë kriminale të përbindshme në territor dhe një klikë me ministra, deputetë dhe drejtues strukturash partie, që i binden çdo urdhërime dhe perversitete të tij.

Nuk besojmë se Edi Rama do të ketë mundësi të marrë përsëri pushtet me vota të lira, edhe sikur të përsëfishojë numrin e bandave të krimit, sepse reagimi popullor i këtyre ditëve po tregon se nuk do ta lejojnë shqiptarët dhe nuk do ta mbrojnë dot as shefat pazarxhinj të BE-së.

Edi Rama ka afruar ora e daljes nga politika, dhe nuk dihet nëse do të jetë subjekt i drejtësisë për aferat korruptive që ka bërë me fondet e pasurive publike dhe për ligjet dhe vendimet klienteliste.

Por një gjë është fakt: Edi Rama dhe banda e tij "Rilindja" i kanë shkaktuar aq degradim moral PS-së, sidomos me shkaktimin e këtij kaosit me dhunë shtetërore ndaj popullit, sa socialistët po etiketohen "dele e bindur dhe e zeza" e Edi Ramës.

Në këtë situatë, socialistët e pastër që janë qindra mijëra, kanë shansin të distancohen nga kryetari i tyre Edi Rama "monstër" i çdo poshtërsie dhe nga banda e tij "Rilindja".

Mosdistancimi nga shkatërruesit e partisë dhe të Shqipërisë, për PS-në do të ketë pasoja qysh në zgjedhjet e radhës vendore, ose qofshin të parakohshme parlamentare.

Nuk e kemi fjalën për distancimin e Peleshit, Kumbaros, Gonxhes, Manastirliut, Çuçit, Xhakës, Klosit dhe lukunin hajdutësh, sepse janë zhytur në afera, por as për distancime teatrale si i Spiropalit.

E kemi fjalën për distancimin nga Edi Rama dhe banda e tij, të socialistëve të ndershëm e idealistë që janë në PS, të cilët janë rreth 100 mijë dhe nuk kanë asnjë lidhje morale, korruptive dhe kriminale me sektin "Rilindja" në krye të PS-së.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.