Aktualitet

Protestuesit tentojnë t’i afrohen kryeministrisë me gurë e molotov

2 min leximPublikuar më

Burimi: ABC News ·

Protestë në Tiranë, dhuna dhe përplasjet me policinë, sulmet kundër institucioneve dhe qytetarëve

Foto nga burimi: Protestuesit tentojnë t’i afrohen kryeministrisë me gurë e molotov/ Policia i shpërndan me gaz lotsjellës

Protestuesit tentojnë t’I afrohen godinës së kryeministrisë me gurë dhe molotov. Të grumbulluar në bulevardin Dëshmorët e Kombit, protestuesit po tentojnë t’I afrohen godinës së kryeministrisë. Akte dhune, shkatërrime dhe përplasje të ashpra me policinë. Dita e gjashtë e protestës në Tiranë po shoqërohet me kaos, ndërsa dhuna u shtri nga rrugët e kryeqytetit deri te institucionet dhe qytetarët. Gjatë protestës, dhuna nuk kurseu as qytetarët. Në sheshin Skënderbej, një qytetar i ardhur nga Korça u dhunua nga disa protestues të tjerë dhe mbeti i gjakosur. Në ndihmë të tij shkuan punonjësit e policisë që ndodheshin në terren. Përplasjet vijuan edhe përpara Kryeministrisë, ku protestuesit e maskuar shkëputën pllakat e gurit nga rruga dhe i përdorën për të sulmuar efektivët e policisë. Ndonëse gurët e trotuareve përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” ishin hequr që në orët e para të ditës për të parandaluar sulmet, kjo nuk i ndali protestuesit. Më herët, dhuna ishte zhvendosur drejt selisë së Partisë Socialiste, ku një grup protestuesish të maskuar kaluan kordonin e policisë dhe goditën godinën me gurë e sende të forta, duke thyer xhamat. Protesta fillimisht nisi e qete me grumbullimin e qytetarëve përpara Ministrisë së Arsimit. Vetëm disa orë më vonë, situata u përshkallëzua, me sulmet e para me gurë ndaj forcave të rendit dhe përplasjet që u përhapën në rrugët e kryeqytetit.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.